“Dua të punoj” Elbasan, mbahet panairi i punës për personat me aftësi të kufizuara

Sociale | 2 vite më parë

Ligji parashikon që Çdo punëdhënës që punëson më tepër se 24 punonjës, është i detyruar të punësojë një person me aftësi të kufizuar për çdo 25 punonjës të personelit të tij. Një punëdhënës mund të punësojë një person me handikap të rëndë në vend të pesë personave me handikape të lehta”, thuhet në ligj, ndërsa është Ministria e Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Punës që kontrollon zbatimin e këtij neni. Prindër të personave me aftësi të kufizuara dhe vetë këta të fundit shprehen për vështirësitë që përballen në integrimin e punës.

“Kam dy vajza me probleme shëndetësore dhe KEMP-i është i pamjaftueshëm”, tha një prind.

Përfaqësuesja e fondacionit që punon me personat me sindromën daun dhe përfaqësues biznesesh theksuan se personat me aftësi ndryshe kanë nevojë të integrohen në profile pune të përshtatshme për ta.

“Prej një vitit kemi dhe një program punësimi që eshte shume i rëndësishëm duke qene se ka ne fokus punësimin e personave me aftësi te kufizuar”, tha Erinda Skura  nga Fondacioni për Integrimin e personave me sindromën daun.

Bashkia e Elbasanit ka një traditë pozitive në punësimin e personave me aftësi ndryshe. Aktivitete të tilla kanë si qëllim integrimin në tregun e punës se këtyre personave si dhe sheshimin e barrierave mes tyre dhe shoqërisë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme