Durrës, zgjatet sezoni turistik, kryesojnë turistët nga vendet nordike

Sociale | 2 vite më parë

Durrësi e ka zgjatur sezonin turistik me të paktën 6 muaj, ndërkohë që ka akoma pushues që kanë zgjedhur këtë periudhë të vitit për të pushuar. Blerim Norja operator turistik në Durrës shprehet se ndonëse sezoni i këtij viti kishte të tjera pritshmëri, ai është një sezon i suksesshëm dhe prenotimet që kanë në hotel kanë parashikuar ardhjen e turistëve deri në mesin e muajit nëntor.

Aleksandër Ganolli, një tjetër operator turistik në Durrës thotë se që në këtë moment ka nisur puna për planifikimin e sezonit të ardhshëm dhe nga prenotimet duket se do të ketë më shumë turistë se ky vit.

Operatorët turistikë e mirëpresin nismën e kryeministrit Rama për një menaxhim të ri të hapësirave publike në plazhe, ku do ti jepet prioritet pushuesve, ndërsa hotelet do të kenë në dispozicion vetëm hapësirën e rërës që gjendet para tyre.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme