Durrësi gati për sezonin veror – Destinacion për turistë nga e gjithë bota

Durrësi është gati për një tjetër sezon të suksesshëm turistik. Tashmë qyteti me histori 3300 vjecare dhe bregdeti I tij i larmishëm po vizitohen nga turistë nga e gjithë bota, duke shënuar rritje nga viti në vit, madje dhe nga vende që deri dje nuk e kishin bërë këtë, siç janë francezët dhe spanjollët:
“Këtë vit unë e shoh se Durrësi do të jetë shumë mirë me pjesën e rezervimeve pasi numri i turistëve të huaj është në rritje për momentin kemi akoma çmime konkurruese dhe ofertat janë shumë të mira, në krahasim me vendet e tjera të Evropës”, tha Blerim Norja, operator turistik në Durrës.
“Të gjithë strukturat turistike kanë më shumë hapësirë më shumë të ardhura dhe në ekonominë shqiptare gjenerohen më shumë të ardhura”, tha Eduart Xhepa, Kryetar i Shoqatës së Turizmit Durrës.
Të dy përfaqësuesit e turizmit shprehen me rezerva në lidhje me një pjesë të ndryshimeve ligjore në sektorin e turizmit, siç është çmimi i referencës, apo edhe vendosja e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotur.
Durrësi ka një vijë bregdetare prej 64 km nga Kepi I Rodonit deri tek Shkëmbi i Kavajës dhe përgjatë saj janë ndërtuar qindra njësi akomoduese që presin mijëra pushues vendas dhe turistë të huaj gjatë verës.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




