Durrësi pikëtakim i kulturave të ndryshme, mbahet edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Folklorik

Kulturë | 4 muaj më parë

Durrësi është kthyer në një skenë të madhe të kulturës dhe traditës me nisjen e edicionit të radhës të festivalit ndërkombëtar folklorik, një aktivitet që organizohet nga Ëorld Festival Association (ËOFA).

Festivali ka mbledhur në qytetin bregdetar dhjetëra artistë dhe grupe folklorike nga vende të ndryshme të rajonit dhe më gjerë, duke sjellë për publikun një mozaik ngjyrash, ritmesh dhe traditash.

Organizatorët bëjnë të ditur se këtë vit festivali ka regjistruar një pjesëmarrje më të lartë të grupeve artistike ndërkombëtare, duke e kthyer Durrësin në një pikëtakim të kulturave të ndryshme.

Në mbrëmjen e parë të festivalit, publiku pati mundësinë të ndjekë performancat e grupeve folklorike nga Ukraina, Turqia, Moldavia, Letonia dhe Mali i Zi, të cilat sollën në skenë elementë karakteristikë të kulturës dhe traditave të vendeve të tyre.

Sipas organizatorëve, aktivitetet do të vijojnë përgjatë sezonit turistik dhe deri në muajin tetor, me dhjetëra shfaqje artistike që do të zhvillohen në sheshin para Bashkisë së Durrësit, duke u ofruar qytetarëve dhe turistëve një program të pasur kulturor.

Përmes këtyre aktiviteteve synohet forcimi i miqësisë dhe mirëkuptimit mes popujve, duke bashkuar në të njëjtën skenë grupe folklorike, kore, banda frymore, orkestra dhe artistë të zhanreve të ndryshme të vallëzimit. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme