Dustin Poirier fiton ndeshjen e vitit, çfarë lufte ndaj Dan Hooker

Dustin Poirier është rikthyer në kafazin e UFC në orët e para të mëngjesit të sotëm në ndeshjen kundër Dan Hooker. Një sfidë që ishte vendosur si mainevent i UFC Fight Night event të zhvilluar në Vegas.
Sfida ishte shumë e luftuar dhe dhuroi goditje të ashpra nga të dy luftëtarët. Të dy luftëtarët i rezistuan 3 raundëve nga 5 minuta dhe rezultati ishte shumë i përafërt. Poirier fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47, 48-46).
Të dy luftëtarët dhanë gjithçka në tapet dhe dolën me dëmtime. Në fund të ndeshjes nuk mungoi as një Fair Play mes tyre. Të gjithë yjet e UFC komentuan dhe uruan fitoren e Poirier dhe përformancën e Hooker.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




