Dy miqësoret me Rumaninë: Shqipëria e vajzave U-19 nis grumbullimin, Gjini fton 20 futbolliste

Kombëtarja shqiptare U-19 e vajzave do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Rumanisë, më 31 maj dhe 2 qershor, në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
Skuadra ka nisur grumbullimin për këto përballje, ndërsa trajnerja Luçije Gjini ka publikuar listën me 20 lojtare të ftuara. Nga këto, gjashtë futbolliste vijnë nga jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në skuadrat e kampionatit shqiptar.
Takimi i parë mes Shqipërisë dhe Rumanisë do të luhet më 31 maj, në orën 17:30, ndërsa ndeshja e dytë është planifikuar në datën 2 qershor, në orën 10:30.
Këto dy miqësore janë një mundësi e rëndësishme për stafin teknik për të vëzhguar nga afër formën dhe paraqitjen e lojtareve të grumbulluara.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




