E-Albania ofron kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për prindërit shqiptar.
Tashmë ata mund të marrin kartelën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç përmes e-Albania.
Kartela e vaksinimit mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija.
Në prag të fillimit të vitit shkollor, për të gjithë prindërit nuk është më e nevojshme të paraqiten në Qendrën Shëndetësore.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




