E bujshme nga Anglia, Broja pranë gjigantit gjerman

Sulmuesi shqiptar Armando Broja mund të jetë ylli i parë që largohet nga Çelsi për tu transferuar këtë verë te finalistët e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund.
Bisedimet mes dy klubeve janë në një fazë të avancuar dhe Broja gjithashtu është i interesuar për marrëveshjen.
Lojtari ka qenë i huazuar te Fulham që nga janari, por nuk ka arritur që të fitojë një fanellë titullari te klubi i ri.
Chelsea është përpjekur të shesë qendërsulmuesin shqiptar, por çmimi i tyre prej 50 milionë paundësh është kundërshtuar nga klientët e mundshëm.
Dortmundi dëshiron Brojën, por nuk do të paguajë këtë tarife, gjermanët janë të vendosur të paguajnë rreth gjysmën e kësaj shifre. Gjithsesi gjermanët mendojnë se mund të bëjnë të vetin lojtarin kuqezi këtë verë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




