E bujshme nga Spanja: Cristiano Ronaldo i është ofruar Realit

Spanjë | 4 vite më parë

Cristiano Ronaldo është në kërkim të zgjidhjeve për shkak të ndarjes së afërt me Manchester United. Javët e fundit ka pasur shumë thashetheme për të ardhmen e portugezit dhe e fundit, e bujshme, vjen nga Spanja: sipas katalanasve të Sport, në fakt rrethi i CR7 do t’ia kishte ofruar Real Madridit, duke i propozuar Blancos për ta vënë nën kontratë për gjashtë muaj. Nuk është hera e parë që spekullohet për rikthimin e bujshëm të Ronaldos në skuadrën me të cilën fitoi gjithçka dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, por kushtet aktuale mund ta bëjnë pistën më të qëndrueshme se në të kaluarën.

Shumë, sigurisht, do të varet nga metodat dhe koha me të cilën përfundon aventura e CR7 te Djajtë e Kuq, por ajo që është e sigurt është se Florentino Perez ka ende një marrëdhënie të mirë me kampionin që udhëhoqi klubin e tij për të pushtuar trofe të panumërt (përfshirë 4 Champions League) dhe se gjendja fizike e Karim Benzema shqetëson trajnerin Carlo Ancelotti.

Edhe nëse dëmtimi i francezit, në letër, duhet të zgjidhet me rifillimin e kampionateve, mediat spanjolle janë të sigurta se Reali do të kërkojë një sulmues në merkaton e janarit dhe kushedi nëse zgjedhja bie mbi Cristianon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme