E bujshme, testamenti i një tifozi brazilian: I lë gjithçka Neymarit

Gosip | 3 vite më parë

Noteri në Porto Alegre me siguri që është befasuar kur ka dëgjuar kërkesën e klientit të tij. Në çdo rast, e bëri punën e vet. Në fakt, një brazilian bëri një testament dhe evidentoi Neymar si përfituesin e trashëgimisë së tij pas vdekjes.

Akti përfundoi në rrjetet sociale dhe krijoi buzëqeshje dhe pikëpyetje. Në fund të fundit, Neymar nuk ka nevojë për para pasi këtë vit ka futur në xhep rreth 80 milionë euro mes pagës dhe sponsorëve. Braziliani, në fakt një djalë duke pasur parasysh moshën e tij (30 vjeç), megjithatë ka vendosur t’ia lërë gjithçka idhullit të tij, yllit të PSG-së dhe Selecaos, i cili së shpejti do të bëhet sërish baba.

“Më pëlqen Neymar, identifikohem shumë me të. Edhe unë jam subjekt i shpifjes, edhe unë jam shumë i orientuar nga familja dhe marrëdhënia me babanë e tij më kujton shumë timen me babain tim që nuk është më. Unë nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore dhe vërtet kam parë që nuk kam kujt t’i lë gjërat. Nuk do të doja që t’i merrte qeveria apo të afërmit me të cilët nuk shkoj mirë”, tha braziliani, duke shpjeguar zgjedhjen për të vendosur Neymar si trashëgimtar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme