E diela pushim për bizneset në Korçë? Pritet vendimi në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak

Sociale | 2 vite më parë

Bizneset në qytetin e Korçës janë të vendosur për caktimin e një dite pushim. Në një pyetësor të zhvilluar nga bashkia gati një vit më parë ku morën pjesë 1080 biznese, 79% e tyre janë shprehur se e diela duhet të jetë ditë pushimi, përveç bizneseve të shërbimeve që kanë lidhje me turizmin.

Ende edhe sot kjo kërkesë e biznesit ka mbetur pezull, ndërsa raporti i detajuar i pyetësorit të kryer iu është paraqitur për shqyrtim këshilltarëve të Këshillit bashkiak të Korçës, vetëm disa ditë më parë, në mënyrë që të hidhet në diskutim mbledhjen e ardhshme për të marrë një vendim.

Në raportin e pyetësorit të kryer 66% e bizneseve kanë qenë pro edhe vendosjes së masave administrative për ata që nuk do të respektojnë ditën e pushimit, ndërsa janë paraqitur edhe të tjera kërkesa të biznesit si lejimi i tregtisë në Pazar e pedonale si zona që frekuentohen mjaft nga turistët, festat zyrtare të jenë të detyrueshme pushim, apo edhe subjektet ndërtuese të mos ushtrojnë aktivitet pas orës 16.00.

Gazetare: K. Koçi

/rtsh.al/  

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme