E fundit Liverpool-City për Salah, Slot bën shaka: Ndoshta Mo

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot foli sot në një konferencë për shtyp, duke u ndalur edhe për rolin që “Reds” po zënë në këtë fazë të parë të sezonit. “E kam thënë shumë herë, ne nuk shikojmë në tabelë duke menduar se jemi të favorizuar”.
“E dimë se kemi sërish një javë të vështirë përpara. Ne menduam se Madridi dhe City ishin skuadra shumë të vështira për t’u luajtur, dhe ishin. Mendoj se është edhe më e vështirë të shkosh te Neëcastle. Nuk jemi ende në gjysmë të sezonit, por jemi në një pozicion të mirë në kampionat”.
Trajneri holandez bëri edhe një shaka me fjalët e Salah fundjavën e kaluar: “Ndoshta Mo di më shumë për 115 akuzat e FFP-së të bëra kundër Cityt, kështu që ai nuk pret që ata të jenë në Premier League sezonin e ardhshëm (të qeshura). Unë pres që ata të jenë në Premier League, e përsëris, ky nuk është vendi për të folur për kontratën e Mo dhe ndoshta kam thënë shumë me shakanë që kam bërë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




