Edon Zhegrova në radarët e Lazio-s, Juventusi e lëshon në huazim pa detyrim blerje

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Klubi kryeqytetas pritet të shesë dy lojtarë nga reparti i avancuar dhe kosovari shihet si zgjidhje për t’i zëvendësuar.

Afrimi i Andrea Pinamontit mund të mos jetë i fundit në merkaton e Lazio-s në sulm. Priten zhvillime, edhe pse situata kushtëzohet nga daljet nga ky repart, Ratkov ose Cancellieri. Klubi po ndjek ndërkohë dy pista përforcimi, Harder të Leipzig dhe Zhegrovën e Juventusit.

Kalimi i mundshëm i kosovarit varet direkt nga largimi i Matteo Cancellieri nga Lazio. Nëse lëvizja e këtij të fundit konkretizohet, te Lazio kanë menduar si zgjidhje sulmuesin e Juventusit për krahun e djathtë. Zhegrova mund të jetë një alternativë, apo edhe në balotazh për formacionin me Isaksen.

Lazio mund ta marrë në huazim kosovarin, pa të drejtë blerjeje. Për këtë hipotezë ka “ok”-in e Juventusit, ndërsa paga e 27-vjeçarit prej 2.5 milionë eurosh hyn te parametrat bardhekaltër.

Si mëngjarash, Zhegrova mund të jetë aternativë edhe për Zaccagni. Në favor të kosovarit për këtë kalim të mundshëm është edhe eksperienca e fituar në kampionatin italian, ku sezonin e kaluar luajti 20 ndeshje. Lazio pret vetëm një shitje në sulm për të lëvizur më pas për Zhegrovën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme