Efes Pilsen, kampione e Euroligës

Basketboll | 4 vite më parë

Një bis fantastik. Në Beograd Efes Pilsen e Stambollit konfirmohet Kampione e Europës, teksa në finalen e Euroligës ka mundur Real Madrid, 58-57. Në basketboll quhet shpinë pas shpine dhe nuk ndodhte nga 2012-ta dhe 2013-ta kur një gjë të tillë e bëntë Olimpiakos. Është fitorja e Miçiç dhe e binjakut fenomenal Larkin, e Tibor Plejs vendimtar në këtë finale, por mbi të gjitha e Ergin Ataman.

Madje e kishte parashikuar dhe më parë, teksa kishte deklaruar se do ta fitonte edhe këtë vit titullin e Euroligës. Dhe kështu ka qenë në një finale te tensionuar dhe e pakuptimtë, ndërsa Real në 12 sekondat e fundit nuk arrin të shkaktojë faull. Asgjë realizim në shtatë gjuatje nuk do të duhet ta shqetësonte Realin, por Efes ka një problem më të madh që quhet Tavaresh.

Qendra e Realit e ka mbyllur periodën e parë me dominim absolut, 12 pikë dhe shtatë kapje topi në tabelë dhe në këtë mënyrë çelësat e lojës janë të gjitha tek ai. Kampionët e Europës lodhen të gjejnë ritmin. Janë në një disavantazh prej 7 pikësh, ndonëse Larkin arrin që me gjashtë pikë të ngushtojë në 15-14. Në periodën e dytë, Real provon ta thellojë diferencën e pikëve. Një trepikësh i Randolf e dërgon Realin në pushim në një diferencë pikësh +5, 34-29.

Në periodën e tretë janë shkëputur deri në 9 pikë diferencë, 40-31. Por Efes gjen kurajon të përmbysë dhe madrilenët, mes shumë tensionesh, në përfundim të periodës së tretë kryesojnë vetëm 42-40. Dhe Lul, 12 sekonda nga fundi, ka gjetur mundësinë dhe shënuar koshin e fitores së Efes, 58-57. E në këtë mënyrë, Efes Pilsen është kampione Europe, kurse Barcelona në vendin e tretë, ndërsa ka mundur Olimpiakos, 84-74.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme