Ekonomia me para në dorë – Sfidat kryesore, kostot, informaliteti dhe dixhitalizimi

Aktualitet | 10 muaj më parë

Niveli i pagesave me para në dorë në Shqipëri mbetet ende i lartë. Sipas te dhënëve të Bankës deri në fund të nëntorit 2025 qarkullonin jashtë bankave rreth 467.3 miliardë lekë, ose mbi 4.6 miliardë euro, me një rritje prej 43.8 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2024.

Një nga arsyet kryesore të këtij realiteti lidhet edhe me nivelin e lartë të kostove për përdorimin e kartave bankare, që ne shume raste dekurajonin qytetarët dhe bizneset

Ekspertët vlerësojnë se mungesa e një infrastrukture të pagesave elektronike gjithëpërfshirëse, veçanërisht në aspektin gjeografik, përbën një pengesë serioze për reduktimin e përdorimit të parasë cash.

Informaliteti i lartë në ekonomi dhe niveli i ulët i edukimit financiar konsiderohen gjithashtu faktorë të rëndësishëm që ndikojnë në këtë prirje.

Qeveria ka ndërmarrë një nismë  për ta shndërruar Shqipërinë, deri në vitin 2030, në një ekonomi pa cash, me pagesa tërësisht elektronike.

Situata aktuale sjell problematika ne funksionimin normal të ekonomisë duke nxitur informalitetin, duke shtuar kostot për qytetaret duke vështirësuar luftën kundër pastrimit të parave si dhe duke e  bëre me të vështirë verifikimin e burimit të të ardhurave.

Gazetar: Omer Saraçi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme