EKSKLUZIVE! “Aldorjana u fut në polici për t’u mbrojtur”, flet e afërmja e efektives që vrau veten

Sociale | 2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me 24 maj në Tiranë, ku një efektive u vetëvra me armën e shërbimit. Efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi, e cila shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5 mendohet se ka kryer vetvrasjen me armën e shërbimit.

Për të folur mbi këtë temë në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me gazetaren Aida Topalli, e afërmja e efektives u shpreh se Aldorjana ishte e dhunuar sistematikisht si nga ana fizike ashtu dhe nga ana psikologjike nga familja e saj. Gjithashtu e afërmja theksoi se vajza ndjehej e papranuar dhe se e ndjente shumë mungesën e të atit.

“Unë Aldorjanën e njoh sepse jam e afërmja e saj, nuk kemi qëndruar gjithmonë pranë por e kam takuar gjatë kohës që është rritur edhe tani. Aldorjana është një vajzë pa baba është rritur me nënën dhe vëllain. Ka qenë një vajzë çapkëne dhe e hedhur por duke u rritur i mungonte shumë babai.  U rrit dhe e kërkonte vazhdimisht. Ajo thoshte gjithmonë që kam një konflikt në shtëpi, që keqtrajtohej nga familjarët. Ka pasur dhunë fizike, psikologjike. Kohët e fundit kërkonte më shumë babain dhe thoshte që nuk i dua ata por më shumë atë. Vajza ndihej e papranuar. Thoshte dua të bëj drejtësi për babain tim, babai i bëri aksident”, u shpreh e afërmja e efektives së ndjerë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme