Eksperti i sigurisë Fatjon Softa: Arrestimi i Maduros, i ndërthurur me inteligjencë të brendshme

Botë | 10 muaj më parë

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, ka komentuar arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro. Në studion e emisionit “3D” në RTSH, ai u shpreh se operacioni nuk ishte thjesht një sulm nga jashtë, por i kombinuar edhe me inteligjencë të brendshme.

“Nuk mendoj se është vetëm një sulm nga jashtë, mendoj se është e ndërthurur edhe me një inteligjencë të brendshme, pra është punuar brenda territorit për të patur jo vetëm informacionin, por edhe mundësinë për të patur një goditje të një infrastrukture kritike. Deri më tani nuk është raportuar që ka të vrarë nga këto shërbime,” tha Softa.

Softa komentoi edhe arsyet që, sipas tij, e shtynë presidentin amerikan Donald Trump të ndërmerrte një veprim të tillë.

“Ishin interesa të forta dhe ai ka dhënë një mesazh shumë të fortë edhe për vendet e tjera: kush është kundër interesave të SHBA, goditja do të jetë e tillë deri në banesën ku ata jetojnë, siç ishte rasti i Maduros,” u shpreh eksperti.

Ai theksoi se ndërhyrja nuk është brenda logjikës ndërkombëtare, pasi Venezuela është një vend sovran. Sipas tij, ekzistojnë forma klasike të presionit si sanksionet, izolimi apo ndërprerja e kontakteve, të cilat mund të krijonin kriza për ta rrënuar sistemin.

“Nuk është brenda logjikës ndërkombëtare sepse është një vend sovran dhe si i tillë ka disa forma që fillojnë nga ato klasike, sanksionet, izolimi, ndërprerja e kontakteve, duke i krijuar kriza që mund të rrënonin sistemin. Por këto janë raste ekstreme të një ndërhyrje”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme