Ekspertja Hoxha: Shtresat vulnerabël nuk marrin atë që duhet me buxhetin e 2025

Ekonomi | 2 vite më parë

Ekspertja Eriola Hoxha ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se shtresat vulnerabël nuk marrin atë që duhet me buxhetin e 2025.

Hoxha vuri në dukje se ku qëndron zhvillimi ekonomik i një vendi nëse shtresa e mesme, e ulët, ato vunerabël, pensionistët, nënat “kryefamiljare, fëmijët jetimë nuk marrin sa duhet kompensimet në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e jetesës”

“Vlera më e madhe e buxhetit vazhdon të jetë në infrastrukturë dhe në investime publike. Jo vetëm i drejtë por do doja që të ishte më i lartë sepse nuk mund të vazhdojmë për 4 apo 5 vite me të njëjtën përqindje. Po ku qëndron zhvillimi ekonomik i një vendi nëse shtresa e mesme, e ulët, ato vunerabël, pensionistët, nënat kryefamiljare, fëmijët jetimë nuk marrin sa duhet kompensimet në mënyrë që të mbulojnë shpenzimet e jetesës”, u shpreh Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme