Eksportet e produkteve agroushqimore, 1.8 miliardë lekë në janar

Agroindustria shënoi rritjen më të rëndësishme të eksporteve bujqësore për muajin janar 2024, krahasuar me nënsektorët e tjerë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur të martën se eksportet e sektorit të agroindustrisë shënuan rritje prej
24.2% në sasi dhe 10% në vlerë, gjatë muajit janar.
Vetëm në muajin e parë të vitit 2024-ës vlera e eksporteve të produkteve agroushqimore, arriti 1.8 miliard lekë.
Eksportet shkuan kryesisht drejt tregjeve të Italisë dhe Greqisë.
“Vëmendja e politikave tona mbështetëse është e drejtuar te agroindustria, me objektivin për të rritur peshën e tij në 50% të eksporteve totale
bujqësore”, u shpreh ministrja.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




