Eksportet rriten me 12,5 %, defiçiti tregtar me 5,5 %, krahasuar me tetorin 2021

Eksportet e mallrave për muajin tetor janë rritur me 12,5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe janë ulur me 0,8 %, në krahasim me shtator 2022, sipas institutit te statistikave.
Ndërkohë, importet e mallrave janë rritur për muajin tetor me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 5,3 %, në krahasim me shtator 2022.
Pozitivisht kanë ndikuar grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “Tekstile dhe këpucë”. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Produkte kimike dhe plastike” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” .
Defiçiti tregtar i këtij muaji është rritur me 5,5 %, krahasuar me tetor 2021 dhe duke u ulur me 8,7 %, në krahasim me shtator 2022.
Sipas INSTAT, në muajin Tetor 2022, vendet me të cilët, Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë janë: Itali (20,3%), Gjermani (34,4%) dhe Maqedoni (3,5%). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (13,8%) ,Spanja (13,4%) dhe Greqia (16,9%).
Ndërsa sa i përket importeve vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe në krahasim janë Turqia (24,7%), Kina (28,0%) dhe Spanja (53,5%). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (1,4%), Greqia (4,2%) dhe Gjermania (3,7%).
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60,2%, të gjithë tregtisë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




