Ekspozitë me dorëshkrime të rralla, për herë të parë shfaqen ditarë dhe dokumente origjinale të figurave të shquara shqiptare

Në Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave organizoi një ekspozitë të veçantë, duke hapur për publikun dorëshkrime dhe ditarë që ekspozohen për herë të parë.
Ekspozita, e kuruar nga fondet e Arkivit Qendror Shtetëror, përfshin vepra dhe dokumente origjinale, si krijime të Andon Zako Çajupit, studime të Anastas Mios, kujtimet e Parashqevi Qiriazit mbi Kongresin e Manastirit, ditarë të Mid’hat Frashërit dhe Justin Rrotës, letra të Nikollë Ivanajt, si dhe dorëshkrime nga Musine Kokalari.
Përmes kësaj ekspozite synohet të promovohet trashëgimia dokumentare dhe të nxitet interesi për leximin dhe historinë kulturore të vendit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




