Ekspozitë për Rafail Dembon, homazh në 100-vjetorin e lindjes së piktorit korçar
Në 100-vjetorin e lindjes së piktorit të njohur korçar Rafail Dembo, Galeria e Arteve “Guri Madhi” ka çelur ekspozitën “Portret”, një homazh për jetën dhe veprën e një prej figurave të rëndësishme të artit shqiptar.
Ekspozita sjell për publikun një pjesë të krijimtarisë së tij, duke përfshirë edhe vepra të pa ekspozuara më parë, si dhe elementë nga jeta personale dhe rrugëtimi artistik i piktorit.
“Për mua është një ndër 3 piktorët kolosal, ekspozita përveç pikturave ka edhe disa sende të ekspozuara të cilat ai i ka përdorur në punën e tij”, u shpreh Aleks Sulioti, Koordinator arti dhe studiues.
“Ka vite që babai i m ka dhënë kontribut në fondin artistik të qytetit dhe është diçka e mirë që risillet për tu vënë re dhe nga brezi i ri”, tha Lina Dembo, Vajza e piktorit Rafail Dembo.
Në këtë mbrëmje përkujtimore, Këshilli i Qarkut Korçë i akordoi artistit një certifikatë vlerësimi pas vdekjes, e cila iu dorëzua familjarëve. Gjatë karrierës së tij, Rafail Dembo ka marrë titullin “Naim Frashëri” i klasit të tretë dhe në vitin 1992, titullin “Piktor i Merituar”, duke lënë pas një trashëgimi të vyer në artin pamor shqiptar.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




