Ekuadori në Botëror, FIFA i thotë jo Kilit

Komisioni disiplinor i FIFA-s hodhi poshtë ankesën e Kilit, duke konfirmuar pjesëmarrjen e Ekuadorit në fazën finale të Kupës së Botës në Katar. “Disiplina e FIFA-s ka marrë vendimin e saj në lidhje me mospërshtatshmërinë e mundshme të lojtarit Byron David Castillo Segura në lidhje me pjesëmarrjen e tij në tetë ndeshje kualifikuese të ekipit kombëtar të Federatës së Futbollit të Ekuadorit në garën paraprake të Kupës së Botës, Katar 2022”, thuhet në shënim. Vendimi mbetet objekt i ankimimit të mundshëm.
Ekuadori, pra, nëse nuk ka lajme të bujshme në Apel, do të jetë rregullisht pjesë e Grupit A të Kupës së Botës në fund të vitit me Katarin, Senegalin dhe Holandën. Castillo ka luajtur tetë ndeshje në kualifikueset e Amerikës së Jugut, Kili kërkoi skualifikimin e lojtarit dhe penalizimin e kombëtares së tij, me arsyetimin se Castillo nuk kishte dokumentet e duhura për të veshur fanellën e Ekuadorit. Pas analizimit të argumenteve të të gjithë të interesuarve, Disiplina vendosi mbylljen e procedimit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



