Ekzekutimi i Mondi Mëhallës – Policia arreston një tjetër të dyshuar, në kërkim dy autorët

Aktualitet | 11 muaj më parë

Policia e Elbasanit prangosi këtë të mërkurë (3 dhjetor) edhe një tjetër bashkëpunëtorë të grupit që ekzekutoi biznesmenin Mondi Mëhalla në Elbasan.

Bëhet fjalë për Nevzat Spaho, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i dy personave të tjerë të arrestuar gjatë së martës: Xhino Ago, ish ortakut të viktimës dhe Kujtim Pishës, roje i karburantit ndërsa në kërkim vijojë të mbeten Armando Kola dhe Marselo Arani, të cilët dyshohet se janë edhe autorët që qëlluan në drejtim të biznesmenit.

Deri tani, grupi hetimor dyshon, se shkak për ekzekutimin e biznesmenit është bërë një konflikt i ditëve të fundit mes Agos dhe Mëhallës por ende nuk dihen të tjera detaje.

Policia prangosjen e tyre e ka bazuar në faktet që ka mundur të grumbullojë pas analizimit të kamerave të sigurisë në zonë, ku ka konstatuar edhe lëvizjet e dyshimta të tre personave, dy prej të cilëve tashmë në pranga.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së dielës kur biznesmeni Mondi Mëhalla sapo doli nga një zyrë në karburantin e tij, hyri në automjetin tip “Range Rover” dhe u qëllua tri herë me plumba pistolete, dy prej të cilëve e kapën në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Njëri nga autorët doli nga automjeti tip “Audi”, u afrua dhe e qëlloi. Dy autorët u larguan drejt Librazhdit, ku dogjën automjetin në fshatin Mirakë.

Brenda mjetit të djegur u gjet edhe një pistoletë Beretta e përdorur në krim.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme