Ekzekutimi i titujve nga përmbarimi shtetëror, 48 mijë çështje në proces, mbi 3 mijë të ekzekutuara.
48,084 çështje përmbarimore janë aktualisht në proces ekzekutimi nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.
Në një intervistë për RTSH, drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit Shtetëror, Ergys Qirici, theksoi se objektivat për këtë vit fokusohen te rritja e efikasitetit.
Vetëm gjatë muajit maj 2025 janë ekzekutuar plotësisht 3,229 çështje, ndërsa janë regjistruar 1,025 kërkesa të reja për ekzekutim të vendimeve gjyqësore.
Titujt ekzekutivë që trajton përmbarimi shtetëror përfshijnë: Kontrata private, raste ku shteti është kreditor apo debitor, çështje të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, çështje për pensione ushqimore, gjobat penale.
Drejtori i Përgjithshëm i Përmbarimit Shtetëror, Ergys Qirici u shpreh për RTSH se, “ Përmbarimi është shërbim që ofrohet me cilësi dhe me eficencë. Dëshiroj të sjell në vëmendje se vetëm nga të dhënat progresive që ka Përmbarimi Gjyqësor shtetëror janë mbi 40 mijë çështje të cilat janë në ekzekutim të vazhdueshëm. Gjithashtu ne kemi miratuar dhe një plan punë për uljen e stokut të dosjeve të cilat janë të mbartura vit pas viti në Përmbarim.”
Por edhe vete përmbaruesit shtetërorë i nënshtrohen kontrolleve.
“Shërbimi Gjyqësor Përmbarimor Shtetërorë monitorohet nga dy institucione. Së pari ne kontrollojmë vetveten sepse një nga detyrat që parashikohet për ligjin nr.8 të vitit 2023 , thuhet se, “Drejtoria e Përgjithshme , kontrollon, drejton dhe mbikëqyr veprimtarin e Përmbaruesve Gjyqësor Shtetëror. Sikurse mbikëqyremi dhe nga Ministria e Drejtësisë.”
Në total per muaj Maj 2025, janë trajtuar 22 ankesa: 2 përmes sistemit të bashkëqeverisjes, 20 të adresuara direkt pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




