Elbasan, monumentet e kulturës në foto, ekspozita e çelur do të rrugëtojë në disa qytete historike

Ekspozita e cila po rrugëton në disa qytete ri sjell në kujtesë trashëgiminë tonë të pasur kulturore e historike. Përmes materialeve te ekspozuara në muzeun etnografik të Elbasanit, publikut i jepet mundësia të njihet edhe me objekte të një rëndësie të veçantë pak të njohura.
Në ekspozitë, një pjesë e monumenteve pasqyrohen para dhe pas restaurimit të tyre. Një fat të tillë e pret edhe muzeun etnografik të Elbasanit, i cili do të restaurohet duke i dhënë turizmit një hop akoma e më cilësor.
Fokusi i ekspozitave në Mujin e Monumenteve Historike është të njihen veçanërisht nga brezi i ri dhe të zgjojnë interesin e tyre për t’i njohur dhe vizituar.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




