Elbasani, kryeqendra e Ditës së Verës – Qytetarë nga e gjithë Shqipëria mblidhen në qytetin e ballokumeve dhe veroreve
14 Marsi, Dita e Verës, është festa e lashtë pagane që festohet në gjithë Shqipërinë, por që zemrën e saj e ka në Elbasan. E shtuna plot diell solli hare dhe gëzim ndërsa sheshi dhe rrugët u mbushën nga qytetarë të mbërritur nga i gjithë vendi por edhe përtej, për të kremtuar ardhjen e pranverës.
Mesazhi i kësaj dite mbetet i njëjtë: më shumë paqe, më shumë gëzim dhe një pranverë të mbarë për të gjithë.
Në qendër të festës mbetet ballokumja, ëmbëlsira simbol që nuk mungon në asnjë tryezë.
Po aq simbolike është edhe verorja, byzylyku me fijet e kuqe dhe të bardha, për një verë të mbarë e të begatë
Në këtë ditë janë fëmijët ata që e përjetojnë më shumë këtë ritual, duke i dhënë festës edhe më shumë ngjyra dhe gjallëri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




