Elbasani nderon Bunjakun, tërhiqet nga përdorimi numri 27

Abissnet Superiore | 5 muaj më parë

Në respekt dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub. Është ky vendimi që ka marrë klubi i Elbasanit, për të nderuar sulmuesin që u nda nga jeta në moshën 22-vjeçare, pas një aksidenti tragjik.

“Homazhet për Fatjon Bunjakun përfunduan, por kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë pjesë e familjes sonë.

Çdo lule, çdo mesazh ngushëllimi dhe çdo lutje e ardhur nga qyteti i Elbasanit u përcoll familjes së tij në Kosovë si dëshmi e dashurisë dhe respektit që Fatjoni fitoi mes nesh.

Ndërsa klubi vazhdon rrugëtimin e tij, Fatjoni do të jetë i pranishëm në çdo ndeshje, në çdo sukses dhe në çdo emocion që do të përjetojmë së bashku.

Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje të përhershme për Fatjon Bunjakun, numri 27 do të tërhiqet nga përdorimi në AF Elbasani dhe do të mbetet përgjithmonë pjesë e trashëgimisë së tij në klub”, shkruhet në njoftimin e klubit verdheblu.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme