Emanuela Rusta do të vendosë drejtësi në Women Europa Cup

Futboll Bota | 9 muaj më parë

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta rikthehet në arenën ndërkombëtare, ndërsa këtë të mërkurë do të jetë në raundin çerekfinal të Women Europa Cup. Bëhet fjalë për duelin mes Nordsjalland të Danimarkës dhe Eintraht Frankfurt të Gjermanisë.

Rusta do të ndihmohet nga Mirjeta Salla, si dhe estonezja Sandra Nigulis, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Florian Lata. Rusta dhe asistentet e saj do të vëzhgohen nga norvegjezi Bente Ovedie Skogvang, kurse delegate e UEFA-s do të jetë italiania Alesandra Rotuno.

Për Rustën kjo është ndeshja e dytë në Women Europa Cup, kur më parë ka arbitruar ndeshjen Haken – Katovicë 4-0. Po kështu Emanuela Rusta ka arbitruar dhe dy ndeshje në Champions League për vajza, që janë Lion – St’Polten 3-0 dhe Tuente – Atletiko Madrid 0-4.

Pa harruar që ka qenë kryesore në Youth League, Juventus – Pafos 2-2, apo edhe në eliminatoret e Kampionatit Europian Under 21 2027, Spanjë – San Marino 7-0. Rusta është në elitën e gjyqtarëve të Europës dhe vijon të vlerësohet maksimalisht nga UEFA. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme