Emërohet drejtuesi i ri i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM)

Aktualitet | 10 muaj më parë

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot emërimin e ri në krye të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM). Me propozim të Ministrit të Mjedisit, në këtë detyrë është emëruar, Marjeta Përlala.

Vendimi bazohet në nenin 100 të Kushtetutës dhe në ligjin nr. 10431 “Për mbrojtjen e mjedisit”. Ky ndryshim në kupolën drejtuese të AKM-së hyn në fuqi menjëherë, duke i dhënë Përlalës përgjegjësinë për të udhëhequr një nga agjencitë më të rëndësishme monitoruese në vend.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit është institucioni përgjegjës për monitorimin e gjendjes së mjedisit (ajrit, ujit dhe tokës) në shkallë vendi; vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) për projektet e mëdha infrastrukturore dhe industrial; pajisjen me leje mjedisore për subjektet ekonomike; informimin e publikut mbi gjendjen mjedisore dhe ndotjen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme