Emigracioni i paligjshëm në Kukës dhe Has, projekte për reduktimin e fenomenit

Emigracioni i paligjshëm vazhdon të jetë fenomen në rritje në vendin tonë e sidomos në Kukës. Kohë pas kohe projektet për minimizimin e kësaj situate janë të shumtë, e një të tillë e ka iniciuar edhe organizata qendra për progres rinor në shkollat e Kukësit dhe Hasit si dy bashkitë më të prekura nga emigracioni i paligjshëm.
“Në shkollat e Kukës dhe të Hasit synohet ndërgjegjësimi i të rinjve kundër emigrimit. Të rinjtë nëpër shkolla do të aktivizohen në aktivitete të ndryshme”, u shpreh Rifat Demaliaj, Drejtues Qendra për Progres Rinor.
Emigracioni i të rinjve ka sjellë pasoja të mëdha në rajonin e Kukësit.
Projekti zgjat 7 muaj dhe për finalizimin e tij do të angazhohen 12 skuadra. Emigrimi i paligjshëm i të rinjve ka nisur në masë të madhe që në vitin 2014 ndërsa vitet e fundit largimet janë bërë akoma më të ndjeshme aq sa edhe qeveria britanike prej më shumë se dy vitesh po zbaton një projekt konkret në bashkitë e Kukësit dhe Hasit për të inkurajuar të rinjtë të mos largohen si dhe krijimin e mundësive të formimit dhe punësimit të tyre në vendlindje.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




