Emisioni “Përballë” në RTSH, Klosi: Vjosa s’mund të jetë Park Kombëtar

Politikë | 5 vite më parë

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, thotë se lumi Vjosa është zonë e mbrojtur, por nuk mund të shpallet Park Kombëtar. Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, zoti Klosi shtoi se “qeveria e ka shpallur Vjosën zonë të mbrojtur dhe HEC-i është anuluar.

“Lumi Vjosa është një zonë e mbrojtur. Ka karakteristikat e zonave të mbrojtura. Nuk mund të prishet natyra, nuk mund të ndryshojë natyra, nuk mund të bëhët asnjë ndërhyrje në atë zonë të mbrojtur, por ama nuk mund të jetë një park kombëtar strikt, sepse janë katër qytete që funksionojnë me lumin Vjosa. Janë qindra, mijëra biznese që janë në marrëdhënie me atë lum. Është një jetë vitale që nuk mund të konsiderohet që është një zonë park kombëtar i mbrojtur. Ne lumin Vjosa e kemi të mbrojtur për madhështinë e tij, bukurinë e tij për vlerat që ai ka dhe HEC-i është anuluar. Ka dhe vendim gjykata shqiptare.” – tha Klosi në “Përballë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme