Emocione dhe performanca ‘live’ në prapaskenën e Festivalit të Pranverës

Kulturë | 3 muaj më parë

Tirana e mbushur nga ritmet e Festivalit të Pranverës, jo vetëm në skenë, por edhe backstage, ku Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi po presin të gjithë artistët që shprehin emocionet në vazhdimësi nga performanca e tyre.

Gjithsesi Arsi Bako dukej më e çlirët sot, ashtu siç tha ajo dhe performanca në skenë ka qenë më e mirë mbrëmjen e dytë.

Refrene këngësh e ngjyra edhe pse në prapaskenë. Mbrëmje premtuese në të gjitha dimensionet si një reality show.

Artistët kanë ndarë dhe reagimin e miqve dhe publikut pas interpretimeve të natës së parë të Festivalit të Pranverës.  

“Jam shumë e emocionuar, kënga ime më përcjell shumë mua dhe akoma më kanë mbetur ende emocionet”, tha Alegra Jaho.

Këngëtarët kanë shkruar, secili edhe emrin e këngëtarit që sipas tyre meriton të fitojë festivalin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme