En-Nesyri thyen rekordin e CR7, gol nga 2.78 metra lartësi

Kërcimi që lejoi Youssef En-Nesyri të mundte Diogo Costa ishte historik në çdo aspekt. Së pari sepse lejoi që Maroku i tij të mundte Portugalinë dhe të zbarkonte për herë të parë në histori në një gjysmëfinale botërore, kombëtarja e parë afrikane në histori që e bën këtë. Së dyti sepse, me golin e shënuar në lartësinë 2.78 metra, sipas beIN SPORTS, sulmuesi i Sevillas kaloi kështu goditjen me kokë të Cristiano Ronaldos kundër Sampdorias (2.56 metra) më 18 dhjetor 2019.
“Të gjithë jemi të lumtur. Jam shumë i lumtur me fitoren, falënderoj shokët e skuadrës dhe tifozët. Pasi dështova në 2018, u thashë shokëve të mi se do të fitonim kundër Spanjës dhe Portugalisë”, janë fjalët e En-Nesyrit, të cilit portieri Bounou i dorëzoi çmimin e lojtarit të ndeshjes në Marok-Portugali. Një goditje e dyfishtë për Ronaldon, i dalë nga Kupa e Botës në lot dhe i privuar nga rekordi i kërcimit së larti.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



