“Ëndërr mes fjalësh” ekspozita e artistes Enxhi Tufa që rikthen lojërat e fëmijërisë

Në kuadër të aktiviteteve të komitetit shqiptar të pakicave kombëtare ka ardhur ekspozita Ëndërr mes fjalësh e artistes Enxhi Tufa.
Ri imagjinimi i dhomës se një vajze për të rikthyer fëmijërinë lojërat dhe fjalët e para që komunikonte me kukullat e saj realizohet nëpërmjet një videoje ku muret kumbojnë me jehonën e një gjuhe të dëshiruar prej shumë kohësh bullgarishtes. Në këtë ekspozite shfaqen katër punë videoja “Ëndërr mes fjalësh”, “Instilacion me kukulla”, “Foto portret” dhe “Pikturat akuarel në letër”.
“Përveç artit tim që është dhe një nga gjërat më të rëndësishme që dua të tregoj, janë dhe rrënjët e identitet tim, të familjes time dhe doja ta tregoja në këtë ekspozitë që është dhe gjëja kryesore e tematikes”, tha artistja Enxhi Tufa.
Ëndërr mes fjalësh sjell një ëndërr surreale qe rikthen lojërat e fëmijërisë duke rikrijuar një marrëdhënie të re. Ekspozita do te qëndrojë e hapur përgjatë gjithë muajit maj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




