Energjia e gjelbër në Shqipëri, zv.ministri Musabelliu: Shtohet përfitimi në tregjet europiane

Ekonomi | 1 vit më parë

Një koncept krejtësisht i ri i energjisë së rinovueshme është llogaritur të rrisë vlerat aktuale në vend.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, i tha televizionit publik në emisionin “Kuota” se përparësia e trashëguar e prodhimit të energjisë së gjelbër në vend ka shtuar përfitimet vetëm për shkak të monetizimit të shtuar sipas skemës së tregut europian të energjisë.

“Me aksesin në Bashkimin Europian ne nuk shesim vetëm energjinë, por edhe ato që quhen kreditet e karbonit. Pra, kur vendoset një kuotë nga Bashkimi Europian, që bizneset duhet të ulin përqindjen e emetimit të karbonit, ato duhet të blejnë kredite karboni në bursa specifike për t’u vërtetuar qeverive të tyre dhe Bashkimit Europian se ato e kanë përmbushur këtë kriter. Prodhuesit shqiptarë të energjisë së rinovueshme do të kenë mundësi më të madhe për t’u zhvilluar edhe më tej,” tha z. Musabelliu.

Duke iu referuar momentumit të theksuar edhe nga thirrja e presidentit francez për investime në Shqipëri si një vend europian, zv.ministri Musabelliu solli përmes panoramës administrative vëmendjen e drejtuar nga përgatitja për të mbyllur grupkapitujt e hapur.

“Është negociatore përgjegjëse për 10 kapitujt, ndërkohë që kontribuon në shumë kapituj të tjerë. Tashmë po shkojmë drejt hapave që duhen ndërmarrë për të mbyllur negociatat për kapituj specifikë,” u shpreh zv.ministri i Ekonomisë.

Në një veprim krejtësisht të ri, zv.ministri i Ekonomisë solli edhe bilancin e eksportit digjital.

“Është shumëfishuar numri i ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e teknologjisë në Shqipëri. Njëkohësisht janë shumëfishuar edhe eksportet e shërbimeve teknologjike që bëhen nga Shqipëria drejt vendeve të tjera,” tregoi zv.ministri Musabelliu.

Gazetare: Entela Komnino

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme