Erando Karabeci rikthehet te Tirana

Erando Karabeci është futbollisti më i ri i Tiranës. Pas eksperiencës prej disa sezonesh te Teuta, mesfushori rikthehet në kryeqytet, pikërisht në ekipin ku qëndroi për një dekadë, duke mbajtur gjithashtu shiritin e kapitenit.
Në seancën e fundit stërvitore, mesfushori nuk ishte i pranishëm, por sipas informacioneve, lojtari do t’i bashkohet skuadrës ditën e hënë, aty ku Tirana do të zhvendoset në Greqi për të kryer fazën përgatitore për disa ditë.
Presidenti Halili zhvilloi një takim me 36-vjecarin ku palët ranë dakord për një kontratë 1-vjecare dhe vetë mesfushori ka shprehur dëshirën që pas përfundimit të sezonit, ta mbyllë karrierën te Tirana.
Një përforcim që më tepër ka peshë jashtë fushës së lojës, pasi me largimet e Përgjonit dhe Micit dy nga kapitenët e skuadrës, Karabecit i del detyra që të ruajë ekuilibrat në dhomat e zhveshjes. Me Tiranën, Karabeci u shpall kampion në sezonin 2019-2020, tre kupa dhe po kaq e Superkupa, e një trofe të Kategorisë së Parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




