Erdogan: Netanyahu fajtor për përshkallëzimin e tensioneve në rajon

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan ka akuzuar kryemninistrin izraelit, Benjamin Netanyahu si përgjegjës për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme.
Duke folur për përplasjen e Izraelit me Iranin, Erdogan tha se izraelitët po përpiqen të përhapin konfliktin në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme nëpërmjet provokimeve të njëpasnjëshme.
“Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe udhëheqja e Izraelit janë të vetmit përgjegjës për përshkallëzimin e fundit të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe sulmin e nisur nga Irani. Izraeli po përpiqet të përhapë konfliktin në rajon përmes provokimeve,”– u shpreh Erdogan.
Në fund botetë fjalës së tij ai pati kritika për vendet perëndimore duke thënë se dështuan për të dënuar aktet provokuese nga ana e Izraelit që po përpiqet të destabilizojë rajonin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




