Erzeni, finalist i titullit kampion

Erzeni rikthehet në finalen për titull kampion në volejboll për meshkuj, teksa mungon që nga sezoni 2020-2021, ndërsa ishte nënkampione e Shqipërisë. Në ndeshjen e tretë gjysmëfinale, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, Erzeni, jo vetëm që ka fituar 3-1, por ka shkurorëzuaz Partizanin si kampione në fuqi. Seti i parë është për Partizanin, 25-18. I dyti shënon kthesën e shijakasve, që fitojnë 25-23.
I treti sjell dhe ndëprerjen e lojës në barazimin 17-17. Për një pikë të diskutueshme nuk ka munguar dhe goditja me objekte e gjyqtarit kryesor të ndeshjes Igli Fështi, i cili menjëherë ka zbritur nga kulla e tij dhe ka kërkuar ardhjen e forcave të rendit për të vijuar normalisht ndeshje.
Dhe vetëm pasi janë parë uniformat blu në sallën olimpike “Feti Borova”, ndeshja ka vijuar normalisht dhe në pikët shtesë është Erzeni që fiton 27-25. I katërti kontrollohet tërësisht nga shijakasit, që fitojnë 25-21 dhe krejt ndeshjen 3-1 dhe tani në finalen për titull kampion do të jenë përballë Tiranës së ish-trajnerit të tyre, Arben Sako.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




