Eskorta e kryeministrit Orban përplaset me makinën, humb jetën një polic, plagoset një tjetër

Një oficer policie, i cili ishte pjesë e eskortës së sigurisë së kryeministrit hungarez Viktor Orbán, humbi jetën në një aksident në qytetin gjerman të Shtutgartit.
Skuadra e motoçikletave të policisë rrugore të Shtutgartit po shoqëronte Orbanin në aeroport kur një shofer BMW 69-vjeçar, i cili nuk ishte në dijeni se një kryqëzim ishte i mbyllur për eskortën, u përpoq të shmangte përplasjen, por fatkeqësisht rezultoi fatale për policin.
Fatmirësisht kryeministri hungarez nuk pësoi asnjë dëmtim, ndërsa vijoi udhëtimin e tij drejt aeroportit të Shtutgartit siç ishte planifikuar.
Një tjetër oficer, 27 vjeçar, u shtrua gjithashtu në spital me plagë të rënda.
“Ne jemi thellësisht të tronditur nga aksidenti që përfshin kolegun tonë. Jemi të habitur nga rrethanat tragjike që rrethuan vdekjen e kolegut tonë të nderuar dhe e gjithë forca e policisë së Shtutgartit është thellësisht e pikëlluar. Mendimet tona janë me familjen, të afërmit dhe miqtë e tij. I dërgojmë urimet tona më të mira për një shërim të shpejtë kolegut tonë i cili gjithashtu u plagos rëndë në aksident,” tha Komisioneri i Policisë Markus Eisenbraun.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




