“Euro 2024”/ Adoleshentë të droguar, policia gjermane i trembet

Gjermani | 2 vite më parë

Forcat e rendit në Gjermani janë duke bërë përgatitjet e fundit për “Euro 2024”, ndërsa gjithmonë e më shumë po tregojnë shqetësim për një fenomen të ri mes tifozëve.

Sipas relacioneve të fundit të gjithë qytetet ku do të mbahen ndeshjet e këtij eventi janë mobilizuar për të mbajtur nën kontroll tifozët, të cilët pritet që të jenë ndryshe.

Sipas forcave të rendit në Gjermani huliganët e rinj janë ndër më të rrezikshmit pasi janë në moshë të re dhe janë përdorues të kokainës. Sipas forcave të rendit kjo kategori është gati që të bëjë gjithçka pasi kërkon që të “reklamohet” duke përdorur profilet në Instagram.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme