“Euro 2024”, Federata Gjermane e Futbollit u ofron 400.000 mijë

Gjermani | 2 vite më parë

Drejtori i Përgjithshëm i Federatës Gjermane të Futbollit ka bërë sot me dije shifrën, të cilën do të përfitojë secili futbollist në rast se Gjermania do të fitojë për herë të katërt titullin kampion Europe.

Sipas Andfreas Retig, “nuk ka asnjë ndryshim nga premio, e caktuar për lojtarët për ‘Euro 2021’ dhe ‘Katar 2022’. Sipas Retig secili prej lojtarëve, në rast triumfi në finalen e madhe të Berlinit, do të përfitojë 400.000 mijë euro.

UEFA ka vendosur që të shpërblejë secilën Federatë me 9.25 milionë euro. Në rast suksesi kjo shifër shkon deri në 19 milionë euro. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme