Euroliga në RTSH: Parisi mund Realin dhe kualifikohet

Basketboll | 2 vite më parë

Parisi është kualifikuar ne play off pas fitores në ndeshjen direkte përballë Real Madrid 73-81 në kryeqytetin spanjoll, ndeshje e vlefshme për fazen play in. Parisi tashmë kalon si vendi i 7-të dhe do të jetë përballë Fenerbahces në playoff, ndërsa Real Madrid do të luajë me Bayern, fituesin e ndeshjes përballë Crvena Zvezdës po në fazën play in.

Perioda e parë menjëherë dha sinjale pozitive për francezët me anë të trepikëshave që krijuan një avantazh të lehtë. 22-27 përfundon 10 minutëshi i parë falë shpërndarjes së mirë të lojës dhe të ritmit të lartë të parisienëve.

Në periodën e dytë, Reali përpiqet por sulmi është shumë i varfër dhe shënojnë 14 pikë. Në pushim të ndeshjes Chus Mateo, trajneri i madrilenëve shprehet se duhet mbrojtur më mirë pasi Parisi në 20 minuta shënoi 46 pikë.

Në periodën e tretë avantazhi i Parisit shkon në 13 pike. Në fund të periodës Reali zgjohet dhe e ul diferencën deri në 4 pikë. Në periodën e katërt spanjollët i afrohen deri në 1 pikë diferencë por sa herë duhej të shenonin koshin që do të permbysnin rezultatin, gjithmonë gjuajtja ishte e pasaktë.

Parisi e shfrytezon këtë dobësi të spanjollëve dhe rikthen Shorts dhe Hifin në lojë të cilët arrijnë me koshat e tyre ta kalojnë edhe një herë diferencën deri në 9 pikë.

Fundi nuk ka më histori, spanjollët dorëzohen dhe Parisi kalon në raundin tjeter duke u kualifikuar për herë të parë në historinë e klubit dhe në sezonin debutues në Euroligë. Reali të premten do të luajë mundësinë e fundit për tu kualifikuar në playoff përballë Bayern.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme