Europa League/ Udhëtimi i tifozëve të PAOK-ut shndërrohet në tragjedi, shtatë të vdekur në aksident

Sport | 9 muaj më parë

Një udhëtim drejt Lionit për një grup prej dhjetë tifozësh të PAOK-ut u shndërrua në një tragjedi. Në Timishoara të Rumanisë, pas një manovre të rrezikshme parakalimi, furgoni që transportonte tifozët grekë u përplas me një kamion cisternë. Shtatë prej tyre vdiqën menjëherë, ndërsa një nga tre të plagosurit është aktualisht në gjendje të rëndë në Spitalin Lugoj.

PAOK-u i Selanikut luan jashtë fushe kundër Lyon-it të enjten në mbrëmje në ndeshjen e fundit të Fazës së Ligës së Evropës.

“Jam informuar për aksidentin tragjik në Rumani, i cili mori jetën e shtatë bashkatdhetarëve të rinj. Qeveria greke dhe ambasada jonë janë në koordinim të ngushtë me autoritetet lokale, duke ofruar çdo formë të mundshme mbështetjeje”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

PAOK ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me qeverinë, duke koordinuar mbështetjen për familjet dhe tifozët e lënduar dhe duke dërguar përfaqësues të klubeve në Rumani.

Shoqatat e tifozëve të klubeve rivale Olympiakos, Panathinaikos, Aris dhe të tjerë dërguan mesazhe uniteti dhe ngushëllimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme