Europiani i futbollit të femrave nis sot në Thun, por ceremonia e hapjes do të mbahet… tre orë më vonë

Sport | 1 vit më parë

“Arena Thun” me një kapacitet prej 8.100 vendesh do të jetë arena ku nis Europiani i futbollit të femrave, i cili do të jetë një ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar.

Për këtë event UEFA ka njoftuar se takimi mes Islandës dhe Finanladës nuk do të konsiderohet si takimi hapës i këtij turneuu, i cili zyrtarisht nis tre orë më vonë në St. Jakob-Park të Bazelit ku Zvicra do të ndeshet me Norvegjinë.

Sipas UEFA-s kjo zgjedhje nuk ka qenë e rastësishme. Sipas tyre takimi mes Zvicrës dhe Norvegjisë është më i rëndësishëm dhe për këtë motiv është caktuar që të luhet në një orar më të përshtatshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme