Eutanazia, Heijneman tregon rastin: Vrau veten para syve tanë. Bëri festë, më pas e vumë në gjumë dhe vdekja zgjati 20 minuta

Sociale | 2 vite më parë

Rasti i Zoraya ter Beek, një vajze 28-vjeçare holandeze, e cila mori leje nga shteti për të vazhduar me eutanazinë pasi vuan nga depresioni kronik, ka ngjallur një sërë debatesh lidhur më këtë çështje, një temë që u diskutua edhe në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH.

Silva Heijneman, opinioniste dhe doktoreshë shkencash e cila jeton në Holandë, tregoi përmes një lidhje Skype për emisionin edhe një rast të dhimbshëm, ku ajo vetë kishte asistuar në një proces të tillë.

Ajo solli historinë e një shoku, i cili vuante nga kanceri dhe kishte vendosur të kryente eutanazinë, por përpara se të ikte nga kjo botë, kishte organizuar një festë për t’u ndarë me njerëzit e dashur.

“Unë kam asistuar edhe më parë te një shok mjaft të ri në moshë të tim shoqi. Ai pati një tumor agresiv në stomak, ai mori një vendim për të ndërprerë edhe kimioterapinë. Kemi qenë në shtëpi kur mori vendimin dhe kemi asistuar edhe kur u bë dhe ka qenë një shok. Një njeri që ka vendosur të mos jetë më, ka bërë një festë me gruan e dytë, me fëmijët nga martesa e parë, me vëllezërit me shokët mëtë ngushtë dhe e kam parë konkretisht si u bë eutanazia. Ka qenë një vdekje më pak se 20 minuta. E vunë në gjumë”, u shpreh Heijneman.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme