Evra: Ferguson i lig, po të stërviste sot do të ishte në burg!

“Nëse Ferguson do të stërviste në ditët e sotme me shumë mundësi do të përfudnonte në burg. Me sjelljen që ai kishte nuk mund të ndodhte ndryshe. Ju nuk e keni idenë se sa lojtarë kam parë me lot në sy si pasojë e sjelljes së tij. Ishte i lig”.
Patris Evra ka habitur të gjithë gjatë një ndërhyrjeje që bëri në podcast-in “SDS”. Francezi përmendi edhe ngjarjen që ndodhi në sezonin 2002-2003 pas eliminimit të Junajtid nga FA Cup në ndeshjen me Arsenal ku Ferguson goditi kapitenin e Anglisë, Bekam me një këpucë në fytyrë.
Mes të tjerash Evra zbulon edhe një tjetër incident që kishte si protagonist Uellbek gjatë një takimi miqëosr të Junajtid në Arabinë Saudite. “Runi i dha topin Uellbekut që të godiste ai penalltinë. Deni gaboi dhe ne e humbëm atë miqësore. Kur mbaruam ndeshje unë dhe Deni ishim në tualet dhe aty dëgjuam Fergusonin që thërriste: ‘Ku është Deni, ku është? Kush mendon se është ai? E marrim në ekipin e parë dhe na merr përsipër që të godasë penallti!’. Aty u shtanga pasi nuk mendoja kurrë se për një miqësore të humbur do të bëhej problem sulmuesi që humbi penalltinë”, tha Evra.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



