F1, Hamilton pozitiv: Bëni kujdes, nuk është kurrë mjaftueshëm

Formula 1 | 6 vite më parë

Pas njoftimit të Mercedes në lidhje me pozitivitetin ndaj Covid-19, Leëis Hamilton ka dërguar një mesazh në rrjetet sociale, duke theksuar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe rekomandon masat paraprake maksimale për të gjithë, edhe nëse mund të mos jetë e mjaftueshme. “Përshëndetje djema. Unë jam i dëshpëruar që nuk do të garoj këtë fundjavë”, shkruan shtatë herë kampioni i botës në Formula 1. “Që kur kemi filluar sezonin në qershor ekipi im dhe unë kemi marrë të gjitha masat e mundshme paraprake për të shmangur kontaktin me virusin. Fatkeqësisht, edhe pse kisha tre tamponë negativë gjatë javës së kaluar, dje në mëngjes u zgjova me simptoma të lehta dhe kërkova të bëj një provë tjetër, e cila dha rezultate positive”, shtoi theksoi piloti britanik.

“Menjëherë e vendos veten në izolim për dhjetë ditë. Më vjen keq që nuk jam në gjendje të garoj këtë fundjavë, por përparësia ime është të ndjek protokollet dhe këshillat për të mbrojtur të tjerët. Jam me të vërtetë me fat që ndihem mirë dhe do të përpiqem të bëj më të mirën për t’u kthyer i aftë dhe i shëndetshëm. Kini kujdes, ju kurrë nuk jeni mjaft të kujdesshëm. Këto janë kohë të vështira dhe shqetësojnë shumë për të gjithë, ne duhet të jemi të sigurt se kemi bërë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, përfundoi Hamilton.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme