F1, Leclerc: E adhuroj Imola, nuk ka vend për gabime

Fundjava në Imola ka filluar, raundi i 13-të i Kampionatit Botëror në Formula 1. Ferrari prezantohet në Çmimin e Madh të Emilia-Romagna me një fuqi në rritje, duke marrë në konsideratë dhe rezultatet e arritura në garën e fundit, atë të zhvilluar në Portimao. Charles Leclerc arriti i katërti në Portugali, tani po pret me padurim të garojë në Imola. “Nuk ka vend për gabime, e dua këtë pistë, – ka theksuar Leclerc në konferencën për shtyp, – Është emocionuese për ne pilotët. Më pëlqen shumë ky kalendar, pavarësisht se është krijuar për një vit të veçantë. Ka pista shumë tërheqëse si Mugello, Portimao e tani Imola. Janë të ndryshme nga ato që jemi mësuar. Këtu në Imola kam garuar në kategoritë e ulta, mesi pres të rikthehem.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




