FA ndërhyjnë në rrugën Shëngjergj–Kroi i Kuq, Vengu: Akses më i lehtë drejt poligonit të Bizës dhe kullotave verore

Aktualitet | 1 vit më parë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar sot pamje nga ndërhyrja e Batalionit të Xhenios në rrugën Shëngjergj–Kroi i Kuq, ku po punohet për përmirësimin e kalueshmërisë në një segment prej 4 kilometrash.

Ky aks rrugor konsiderohet me rëndësi të veçantë, pasi lehtëson lëvizjen e Forcave të Armatosura drejt poligonit të Bizës, një zonë me përdorim të rëndësishëm ushtarak, si dhe u krijon mundësi banorëve të zonës të kenë qasje më të mirë në kullotat verore.

“Një tjetër angazhim konkret në shërbim të misionit dhe komunitetit”, shkruan ministri Vengu, duke theksuar mbështetjen logjistike të FA në çdo terren.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme